Me hapa konkret, po nis zbatimi i projektit madhor me kosto prej afro 40 milionë euro, që i jep zgjidhje përfundimtare sfidave me ujërat e zeza në Ferizaj, projekt që tashmë ka marr dritën jeshile nga Kuvendi i Republikës, në bazë të marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin e infrastrukturës, Arbër Bytyqi, kanë takuar ekspertët hungarezë, të cilët nisën sesionin e shkëmbimit profesional me ekspertët tanë për nisjen e zbatimit të këtij projekti gjigant, që i jep zgjidhje problemit me ujërat e zeza jo vetëm Ferizajt por edhe komunave përreth.