Kryesuesi Pira priti në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE-ja

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, ka pritur në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, znj Turid Smith dhe z. Fredrik Girard. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur rreth punës së kuvendit komunal, të arriturat dhe ballafaqimit me sfidat të ndryshme. Kryesuesi Pira, tha se gjithashtu është folur edhe rreth përfaqësimit gjinor dhe politik ne Kuvend. Ai tha se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar edhe rreth përgatitjeve per zgjedhjet e lokale që do të mbahen me 17 Tetor 2021 në Kosovë. Ai bëri me dije se vëzhguesit e kanë vlerësuar lartë klimën e qetë politike dhe organizimit të mirë të zgjedhjeve që nga paslufta në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …