Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme si i përket virusit korona

Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme si i përket virusit korona

Britania e Madhe e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme sa i përket COVID-19. Britanikët nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën. Kjo u bë e ditur nga Zyra e Jashtme. Më herët qytetarët ishin këshilluar që të mos udhëtonin drejt 32 shteteve për shkak të koronavirusit, e në mesin e këtyre vendeve ishte edhe Kosova. Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë. Në Kosovë gjatë 24 orëve sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua për një viktimë dhe 34 raste të reja me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …