Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga dy ministra, jo nga Albin Kurti

RKL: Edi Rama flet për çlirimin e Kosovës dhe çlirimtarët e saj, në Hagë, Albin Kurti hesht dhe me heshtje flet…

Kritikat konstruktive të kryetarit të Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar BE-së lidhur me Kosovën, Shqipërinë por edhe për  shumë çështje të tjera, tregojnë më së miri nivelin e shprehur të përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare, tregojnë nivelin e duhur dhe të domosdoshëm të  guximit të tij  për të mbrojtur  të drejtën dhe të vërtetën, tregojnë se Edi Rama i përfolur nga kundërshtarët e tij si mik i Serbisë, ai thotë asaj  troç të ligat e krimet, madje në nivelet më të larta të takimeve të autoriteteve  ndërkombëtare.

Gjatë Samitit,  në Brdo të Sllovenisë, Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe çështjen e Gjykatës Speciale, gjyqësinë që po u bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai  pyeti, çfarë ndodh me ekzistencën e 2 milionë qytetarëve nga Kosova ende të mbyllur brenda vendit të tyre, pas disa vitesh që vendi arriti pajtueshmërinë e plotë për liberalizimin e vizave. A nuk është surreale, që ata të mund të udhëtojnë lirshëm jashtë vendit të tyre, nën një regjim brutal të hequr me ndihmën e bombave të ShBA-së dhe BE dhe tani çlirimtarët e tyre i mbajnë të kyçur? Nga rruga BE-ja i ka dhënë liberalizimin e vizave 52 milionë njerëzve jashtë bashkimit të ardhshëm dhe jo vetëm më parë, por edhe pasi vetë BE deklaroi publikisht se Kosova përmbushi të gjitha kriteret teknike dhe madje edhe kriteret krejtësisht ad hoc të zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Rama, gjatë Samitit.

Po çka ka thënë, Albin Kurti  në Samit dhe a duhej që në radhë të parë pikërisht ai të fliste për Kosovën, për krimet që ka kryer Serbia gjatë luftës, për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, e pse jo edhe për të arrestuarit padrejtësisht nga Gjykata Speciale, edhe pse ai shumë kohë më parë i kishte thënë  Hashim Thaçit që të shkonte në Hagë, madje jo me biletë kthyese.

Asnjë nga këto çështje nuk i përmendi Albinin trimi në Samit, madje as për hir të deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, nga i cili ka hequr dorë,  sepse ai nuk po diferencohet nga bashkëluftëtarët e tij, në Hagë, as për hir të kryetarit. Albin kurti u takua me Aleksandër Vuçiqin në Samit, në prani të kancelares, Merkel dhe kryetarit të Francës Macron dhe tha se Kosova mbështet marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, trajtohen në mënyrë të barabartë. Ndërkohë  kryetari i Serbisë, Vuçiq  ka theksuar se në takim me Albin Kurtin kanë folur për njohjen e diplomave si për një pyetje që ia kishte  parashtruar Kurti, në të cilën ai nuk ishte përgjigjur.

Edi Rama ka guximin e politikanit të pjekur të nivelit më të lartë të diplomacisë dhe di kur duhet folur, kur duhet të hesht dhe di ku duhet të përmbahet. Ai foli atje,  ku i dëgjohet fjala, atje ku lajmi shpërndahet në tërë botën. Fjala dhe qëndrimi i tij burrëror, në mbrojtje të Shqipërisë, Kosovës, në mbrojtje të së drejtës e së vërtetës, tregojnë më së miri përkushtimin dhe guximin e tij për ta thënë troç të vërtetën, pikërisht sikur e kishin thënë Gjergj Fisha e Fan Noli në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, por në kushte dhe rrethe të tjera, shumë më të pafavorshme sesa këto të tanishmet.

Albin Kurti heshti për luftën në Kosovë, heshti për krimet barbaroide që i ka kryer Serbia në Kosovë, heshti për padrejtësinë e madhe që po i bëhet luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj në Gjykatën Speciale të Hagës, heshti  mbase edhe pse e dinte se për ato çështje do të fliste Edi Rama, dhe nuk kishte pse t’ i dilte para, Vëllait të Madh, apo “vëllait” të Vuçiqit.

Kryeministri, Edi Rama  fol pa dorëza, pa qime në gjuhë, flet troç, madje ka raste kur flet edhe me ironi  e sarkazëm, sepse kur njeriu flet të vërtetën, që e shohin dhe e kuptojnë të gjithë nuk ka pse duhet të rezervohet e të tregohet i butë, përveç në raste  kur është servil, mediokër e puthadorë.

Ja edhe një shembull i diskursit politik e diplomatik i kryeministrit, Edi Rama

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas mbarimit të Samitit në Berdo të Sllovenisë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është dakort me deklaratën e përbashkët me të cilën dolën vendet e Bashkimit Europian, ku thuhej se do vijohet me mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por pa vënë asnjë afat. Edi Rama tha se e mbështet këtë deklaratë edhe pse  askush s’i ka kërkuar mendim asnjërit prej liderëve të Ballkanit Perëndimor në momentin që është shkruar. “Ndalem këtu dhe ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër që na keni sjellë këtu. Në fund të ditës, BE nuk është më e mira, por nuk ka asnjë më të mirë se BE. Kjo është edhe arsyeja pse ne pajtohemi plotësisht me deklaratën përfundimtare të samitit, megjithëse askush nuk na pyeti për mendimin tonë gjatë hartimit të tij. Është ajo që është. Faleminderit që jeni me ne sot”, tha Rama ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …