Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar nga gjyqtari paraprak, Nicolas Guillou, që të refuzojë kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për certifikim për të apeluar vendimin mbi mocionet që sfidojnë legalitetin e Gjykatës dhe Zyrës së Prokurorit si dhe për pretendimet për shkeljet e disa të drejtave kushtetuese të akuzuarit. Kërkesa duhet të refuzohet sepse nuk i plotëson kushtet për leje për ankim në bazë të nenit 45 të ligjit dhe rregullës 77 të rregullores, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ata kanë pretenduar se Thaçi nuk e ka mbajtur përgjegjësinë e tij për të dëshmuar se cilado nga 8 çështjet qe i ngriti ai, meritojnë të apelohen ne këtë faze te procesit gjyqësor. Certifikimi për apelim nga mbrojtja e Thaçit është kërkuar për tetë çështje, sikur bëhet e ditur në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të gjykatës. Në paraqitjet e tyre para gjyqit, më 9 nëntor 2021, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …