Ferizaj ka një nga dy klubet e futbollit të femrave që funksionojnë në Kosovë e i treti në gjithë gjeografinë shqiptare

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur lojtaret e Klubit të Futbollit të Femrave “Vizioni”, Teuta Mehmeti, Benita Dërguti, Anisa Meha, Ariola Grainca, Loela Ahmeti, Erjona Mehmeti, bashkë me trajnerin e tyre Qerim Shaqiri, të cilët i ka përgëzua për sukseset e tyre si fitues të turneut mbajtur për 28 Nëntor, të qenurit dy herë gjysmëfinalistë të turneve në Dana-Cup në Danimarkë, gjysmëfinalistë në Gothia Cup të Suedisë e kampionë me gjeneratën U-16, futbolliste pjesë të Kombëtares së Kosovës në kategoritë U-19, U-17, suksese këto që na bëjnë krenarë padyshim dhe do ta kenë sërish mbështetjen tonë të fuqishme, ju ka thënë sportisteve kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …