ederata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës paralajmëron protestë masive pas zgjedhjeve në Kosovë

Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës paralajmëron protestë masive pas zgjedhjeve në Kosovë

Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës ka paralajmëruar protestë masive pas zgjedhjeve në Kosovë. Arsye për këtë, është mos-pagesa e shtesave në pagë për personelin shëndetësor. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media. “Protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi Pagat me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 PARALAJMËRON se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë PROTESTËN e radhës e cila do të jetë më masovike se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …