Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, që të refuzojë aplikimin e mbrojtjes së Kadri Veselit për leje për të apeluar vendimin mbi mocionin për sfidim të juridiksionit mbi bazën e shkeljeve të Kushtetutës. Sipas ZPS-së, kërkesa duhet të refuzohet pasi e njëjta injoron pjesët relevante dhe nuk rrjedh nga vendimi, si dhe nuk përmbush kërkesat për leje ankimi të nenit 45 të Ligjit dhe rregullës 77 të rregullores. Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …