Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve serbë. Në këtë takim, deputetët serbë u interesuan për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës, me theks të veçantë për qytetarët serbë. Kryetari, Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve. Në vazhdim, deputetët serbë shprehën shqetësimin për gjendjen ekzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishës Ortodokse Serbe. “Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni ekzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje. Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …