Gazi kuvend

Edhe një grup ish-deputetësh të akuzuar për vepra penale, “përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm në Kuvend”

Krahas katër deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për vepra penale, të dhunës së ushtruen në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016 edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe tre ish-deputet tjerë, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu, shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se në shkurt të viti 2016 kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar, “Betimi për Drejtësi”, rezulton se këta ish deputetë  akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës. Aktakuza konfirmon se gjatë rrjedhjes së seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç ‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Këta ish deputetë  secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …