Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët bisedoi për punën e suksesshme të këtij institucioni të pavarur. Thaçi, siç nënvizohet në kumtesën presidenciale, tha se puna e KQZ-së është parakusht për zgjedhje të lira. “Puna e KQZ-së ka qenë parakusht dhe bazë e fuqishme për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe transparente”, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Ai foli edhe për nevojën e reformës elektorale, duke shtuar se është e mriëseardhur ndihma e mekanizmave profesional ndërkombëtar, siç është Komisioni i Venedikut. Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të kryejë obligimet kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …