Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania Ferronikel detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen. Vendimi për ndërprerjen e plotë dhe të përkohshme të prodhimit nuk ka qenë një vendim i lehtë por është opsioni i vetëm i mbetur, pasi prej disa muajsh janë tentuar të gjitha rrugët e mundshme, duke kërkuar edhe ndihmën e qeverisë me gjenerimet vendore të energjisë. Duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për impaktin shumëdimensional që e ka në sektorin e punësimit, prodhimit dhe eksportit, Ferronikeli për muaj me radhë ka operuar me humbje me shpresën që situata do të përmirësohet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …