Vlora (Mehmet) Spanca, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së vet nga 3.800 në 2. 800 euro

Vlora (Mehmet) Spanca, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së vet nga 3.800 në 2. 800 euro

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa, në 2 mijë e 800 euro, ose 12 mijë euro më pak në vit. Kërkesa për caktimin e pagës për auditorin e përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik. Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja, është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores, Spanca deri në javën e ardhshme, kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.  

Kërkesa për zbritjen e pagës, nga një zyrtare që merr pagë mujore aq sa marrin për një muaj   22 veteranë të luftës së UÇK-së, është një gjest, më tepër politik, sesa social e human, sikur pretendon ta paraqesë zonja auditore, sepse edhe 2.800 euro nuk janë para e vogël për një familje dhe janë më shumë sesa  ka të hyra  mujore, Radio-Kosova e Lirë me stafin prej 10 gazetarëve.

Ja  cilat janë kontrastet, dhe përpjekjet për të prodhuar humanizëm, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër duke akuzuar komandantët e luftës, invalidët e veteranët se po e zhvasin buxhetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …