leoni

EMBER: Kosova është vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga thëngjilli për prodhimin e energjisë elektrike

Kosova është vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, sipas të dhënave të fundit që u nxorën nga platforma “Ember” për vitin 2020. Vendi i parë në këtë listë është vendi i Afrikës Jugore, Botsuana. Aktualisht, mungesat e qymyrit po shkaktojnë probleme të furnizimit me energji elektrike në dy ekonomitë kryesore të përdorimit të qymyrit, Indinë dhe Kinën. Mungesat po ndodhin sepse aktiviteti ekonomik po rritet derisa numrat me koronavirus po qëndrojnë në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit po ulet për shkak të problemeve të motit dhe shqetësimeve mjedisore. Sipas portalit Ember, India ende prodhon 70 përqind të energjisë elektrike nga qymyri, e gjashta në botë. Kina gjithashtu gati 61 përqind të energjisë elektrike e ka të përfituar nga karburantet fosile. Të dy vendet aktualisht po investojnë në disa teknologji energjetike – bërthamore, qymyr dhe energji të rinovueshme – pasi ekonomitë e tyre po zgjerohen me shpejtësi. Pjesë e kësaj liste prej 12 vendeve gjenden edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …