leoni

Uran Ismaili

Ismaili: Gjatë mandatit tim do ta bëjë transportin publik falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është zotuar se gjatë mandatit të tij do ta bëjë transportin publik falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ai ka treguar se kostoja e transportit publik falas në Prishtinë do të kushtojë rreth 15 milion euro në vit. Sipas tij, të hyrat që do të gjenerohen nga menaxhimi i parkingjeve do të jetë rreth 12 milionë euro, që afërsisht do të mbulojë shpenzimet e transportit falas. “Trafiku është ankthi ynë ditor i cili po na përcjellë tash e disa vjet rresht. Sot në qytet janë afër 90 mijë vetura të qytetarëve rezidentë të Prishtinës. Këtij numri i shtohen edhe 130 mijë vetura që hyjnë çdo ditë në Prishtinë nga drejtime të ndryshme. Gjitha këto vetura kërkojnë hapësirë për parking, kërkojnë korsi të reja për vozitje, dhe në proces ngulfasin trafikun dhe e ndotin ajrin. Ky fluks i madh i veturave, përveç tjerash, është edhe rritje e rrezikut të sigurisë në trafik. Prandaj, zgjidhja është transporti publik falas, ka shtuar kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …