Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shkruar se përkrahje e tij nga personalitete të rëndësishme sa po vjen e po rritet. Ai ka marrë përkrahje nga ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili pas çlirimit të vendit ishte edhe kryeministër i vendit.
“I nderuar me përkrahjen ish – kryeministrit Çeku dhe avokatit të mirënjohur Ramë Gashi si dhe shumë personaliteteve me rëndësi. Të vendosur për të bërë ndryshimin e madh në kryeqytet. #eparaPrishtina #punamarë, ka shkruar në mes tjerash Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.