Afër 1 mijë të vdekur e afër 30 mijë të infektuar nga koronavirusi brenda 24 orëve janë raportuar në Rusi por ka zëra se ky numër mund të jetë edhe më i madh. Rritja e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve në shumë shtete po i atribuohet variantit Delta, që është variant më ngjitës por ka zëra sipas të cilëve kjo rritje e madhe është edhe për shkak të hezitimit të qytetarëve për t’u vaksinuar ndonëse Rusia ka prodhuar vet vaksina kundër virusit korona. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, Kremlini po reziston që të vendosë masa për izolim mbarëkombëtar dhe ka vendosur që vendimin për të shtrënguar masat t’ia delegojë autoriteteve lokale. Ka zëra që deklarojnë se qeveria po paraqet numër më të ulët të vdekjeve me COVID-19 sepse shifrat reale janë jashtëzakonisht më të larta. Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre, që merret me politikat shëndetësore, është cituar të ketë thënë se deri më 8 tetor, 33 për qind e popullatës së Rusisë prej 146 milionë banorësh, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 29 për qind kanë marrë të dyja dozat.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …