Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë reshje bore mbi vendin tonë. “Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe ne dekadën e dytë të muajit që jemi. Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë, Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …