Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është takuar me banor të Kolovicës dhe Vreshtave

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është takuar sot me banor të Kolovicës dhe Vreshtave. Gjatë bisedave me ta, ai theksoi se është e papranueshme që lagjet tuaja të kenë edhe sot, në vitin 2021 probleme elementare për jetë normale, sikurse trajtimi i ujërave të zeza, mungesë të qerdheve e ambulantës, mungesë të rrugëve e trotuareve, mungesë të shportave për hedhjen e mbeturinave, e mungesën e fushave sportive e ambienteve rekreative për frekuentim me fëmijët e familjet tuaja. Kam ardhur me u zotu edhe me shkrim për me i zgjidhë problemet e lagjeve tuaja, sepse këto dy lagje, ndoshta më shumë sesa tjerat nuk e kanë pasur kujdesin, vëmendjen e trajtimin e duhur për shumë vite me radhë, deklaroi mes tjerash, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …