Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Burimin, Ilir Ferati është takuar me stafin e institucioneve parashkollore të kësaj komune. “Mirëpritëm sot në takim stafin e mrekullueshëm të institucioneve parashkollore, çerdheve, të Komunës së Istogut. I falënderova për punën e shkëlqyeshme që e bëjnë çdo ditë dhe bashkë diskutuam mbi sfidat që kanë. Me kënaqësi i njoftova që nën qeverisjen tonë komunale çdo fëmijë i komunës tonë do ketë vend në çerdhe duke zbatuar planin: Zgjerimi i kapaciteteve të stafit dhe të infrastrukturës në çerdhet ekzistuese; Ofrimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta – një asistent për çdo fëmijë; ofrimi i shërbimeve të logopedisë përmes angazhimit të ekspertëve të jashtëm; ndërtimi i çerdhes së re në Gurrakoc, finalizimi i çerdheve të reja në Istog dhe Vrellë”, ka shkruar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Burimin, Ilir Ferati.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …