leoni

Përparim Hysi: Jehona e promovimit të një libri

Përparim Hysi: Jehona e promovimit të një libri

     Dje,në një nga sallat e MUZEUT KOMBËTAR, u bë promovimi i librit me poezi të POETES ARJANA FETAHU(GABA) dhe promovimi u kthye në atmosferë festive të vërtetë,sa jehona e saj kapërceu muret e sallës përmjet frymës të atyre që morën fjalën dhe mbështetje me duartrokitje nga pjesëmarrësit e shumtë,disa prej të cilëve të gjithë këtë spektakël e ndoqën në këmbë  dhe nuk u ndanë,sado që”spektakli” vazhdoi që nga ora 11.00 deri në 13.30.

                                               *     *   *

Moderatori i gjithë kësaj atmosfere kaq festive qe ALBERT ZHOLI që jo vetëm është i kudogjendur dhe i papërtuar,por dhe një profesionist i vërtetë,se duke organizuar një”dasmë”,si kjo e djeshmja ( ai të tilla ka organizuar vazhdimisht), kish ftuar enkas profesionistë të letërsisë dhe arteve dhe,ngaqë “paneli” qe i tillë,dhe”Dasma”,në mund ta quajë kështu, u zhvillua me një atmosferë gëzimi dhe salla buçiti.

Por si mund të mos kalonte mirë,kur në krah të moderatorit,qëndronte,E MREKULLUESHMJA,NDERI I KOMBIT,MARGARITA  XHEPA; ARTISTI i MERITUAR,BUJAR ASQERIU; Profesori BERNARD ZOTAJ; historiani BUJAR QELI; Poetja dhe PIKTORJA,FLUTURA MAÇI; POETI AGIM BAJRAMI; nga ITALIA,ZOTËRIA I NDERUAR,ISMET MEHMETI; nga PRISHTINA,kritiku ENVER MORINA.

                                                         *      *     *

Secili prej diskutantëve,solli përshtypjet për vëllimin me poezi,ku,si”emërues i përbashkët”,po të vjedhim një term nga matematika,POETJA ka sjell vlera që për lexuesin,bëhen si”leksione” në jetën e përditshme,si: dashuria për nënën; dashuria për  ATDHENË; në vëllim ka poezi që flasin për miqësinë.Poezitë për miqësinë fitojnë kredite të fuqishme,në këtë kohë kur”planeti” dhe komunikimi është bërë polar dhe i ftohtë. GJeografia poetike e autores është e tillë,që,kur e hedh në hartë, duhet të përdorësh lapsa me ngjyra të ndryshme. Atje gjen dashurinë për mësuesen;dashurinë për POETIN e NDJERË,PETRIT RUKA;për atë valltarin çam që ngjalli me vallen çame:OSMAN TAKËN. Karizma e POETES bëhet më e bukur,se ajo apelon (duket është thirrja e gjakut),për viset shqiptare të ÇAMËRISË. Duke kënduar për ÇAMËRINË,POETJA është e  drejt përdrejtë:vargu “ne jemi autoktonë” është vargu”apogje” që nuk lë vend për komente. Poetja ka shumë poezi me temë sociale,si:”Hapu,moj botë,se plasa”;”LULI i vocërr” e ndonjë tjetër.

Vëllimi”Sa do të doja…” është vëllim me poezi lirike dhe,pa dyshim,poezitë erotike janë”qendisur me bizë mbi gjergjef”nga autorja. Poezia erotike,-thotë ESENINI,- është mbretëresha e poezive lirike.

                                                             *     *    *

Kur them që salla oshëtiu dhe jehona e kapërceu sallën, kam parasysh atë fjalë me aq vlerë (jashtë “protokollit”) të DOKTOR BLEDAR KOÇI,DREJTORI i  MUZEUMIT, që theksoi,veç tjerave,jo vetëm si “hap dinamik” në muajin e LETËRSISË dhe ARTEVE,por tregoi që gjithmonë do jetë mbështetës të këtyre”shfaqjeve artistike”.

Sado 90-vjeçare,NDERI i KOMBIT,MARGARITA XHEPA,recitoi me atë pathosin e ndjerë rreth 5 poezi të autores.

Artisti i MERITUAR,BUJAR ASQERIU, mend e”plasi” dhe rrënqethi sallën me recitimin  e tij aq dramatik të poezisë”Hapu,moj botë, se plasa”. Çudia dhe risia më e bukur qe,se në plate,mes pjesëmarrësve,qe ulur ARTISTI i POPULLIT,LUFTAR PAJA,që,tek erdhi afër autores,i uroj asaj suksese se,veç tjerash,është dhe nga FIERI. I ardhuri nga ITALIA,ISMET MEHMETI,tek foli,i ofroi autores një të fshehtë:- Kjo,-tha ISMET MEHMETI,-është një dasëm.Nusja është POETJA,po “dhëndrri” kush është? Lëshoi këtë pyetje retorike dhe po vet u përgjigj:”dhëndrri” është libri që ka 99-poezi. Unë të jap fjalën,-tha Ismet MEHMETI,- poezinë”njëqind” do ta gjeshë,kur të dalë një”Antologji”me poetë të postdiktaturës. Salla shpërtheu duartrokiti për këtë risi.

Salla duartrokiti,kur(edhe ky jashtëprotkolli) DHIMITËR XHONGA,86-vjeçari nga KANADAJA,kish improvizuar vargje për autoren. Duartrokiti,kur flautistja,PARASHQEVI LEFTER ÇIPA, ekzekutoi melodi nga jugu. Duartrokiti dhe kur këngëntarja KRISTINA NDOJA “koregjoi” me zërin e saj një defekt nga aparati amplifikues. Recitimi me pathos të vërtetë të  ANXHELINA ALBERT ZHOLIT ,tregoi veç tjerash,se ALBERT ZHOLI po e kthen shtëpinë e tij në atë “SHTËPINË MITIKE RICORDI”.

Një risi që e rriti kurbën e duartrokitjeve qe,kur KRYETARJA E “SHOQATËS KULTURORE-ARTISTIKE”JEHONA SHQIPTARE”,ZONJA ZAMIRA KORANÇE” lauroi me pranimin në këtë  SHOQATË,POETEN ARJANA FETAHU(GABA).

Në fund,Autorja,falnderoi pjesëmarrësit (sigurisht,e emocionuar, se nuk është lehtë të”nusërosh”) dhe i ftoi ata (gati njëqind veta për një kokteie dhe t’u dhuronte librin me autograf. Ngaqë nuk qendrova  për koktei, shpresoj që mos ketë pësuar ndonjë”paralizë”,duke nënëshkruar mbi njëqind libra. Epo”dasma” ka lodhje dhe megjithatë uroj që”dasma” të tilla të kemi.

                                                  Tiranë, 10 tetor 2021

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …