Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 1 mijë e 153 testime, 14 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa janë shënuar 2 raste të vdekjeve. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 74 të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 156 mijë e 333. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 1 mijë e 95 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …