Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka ngritur dyshimin e tij rreth dëshmitarëve që refuzojnë të zbulojnë identitetin e tyre për publikun gjatë dhënies së dëshmisë në seancat e mbajtura nga Dhomat e Specializuara. Ai thotë se nëse thuhet e vërteta, nuk ka nevojë askush të fshihet. “Ajo gjykatë thirret në emër të popullit dhe të gjitha seancat mbahen të mbyllura dhe bie në kundërshtim me popullin. Ai që e thotë të vërtetën s’ka nevojë të fshihet nga askush, ai që gënjen, fshihet”, deklaroi Klinku. Dëshmitari i katërt i mbrojtur në rastin ndaj Mustafës, sot ka deklaruar se në vendin ku është mbajtur në Zllash, të cilin ai e ka përshkruar si ahur, nuk ka parë roje, ndërsa ka thënë se ushqim dhe ujë kanë pasur mjaftueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …