Bekë Berisha

Bekë Berisha: Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, ai i din rregullat…

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas tensioneve të krijuara në këtë komision ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. “Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, i din rregullat, kur vjen aty nuk duhet me provu me prishë situatën përndryshe interesimi jonë ka qenë veç për me u përgjigj, unë pyetjet ia kam nda, pres me u përgjigj ose përndryshe do të thërrasim ministrin në interpelancë”, ka ai. Sipas Berishës, ministrin dhe drejtorin e policisë i kishte ftuar ndaras nga njëri-tjetri për të raportuar, andaj sipas tij ata nuk do të duhej të shfaqeshin bashkë, sepse siç thotë Berisha, Sveçla e paraqiste drejtorin si të ishte staf i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …