Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha, ka marrë pjesë në një takim me strukturat e Partisë Liberale Egjiptiane në Gjakovë, ku ky subjekt politik është pjesë e listës së Nismës me shtatë kandidatë për asamblistë. Hoxha përmes një postimi në llogarinë ka shkruar se në këtë takim ka parë një mobilizim të fuqishëm të anëtarësisë se PLE-së. Ai ka theksuar se ky mobilizim do të përkthehet me fitore të koalicionit fitues më 17 tetor. “Një mobilizim i fuqishëm i anëtarësisë së PLE-së për zgjedhjet lokale. Përgëzoj për të gjithë këtë angazhim kryetarin e degës së PLE-së, Artan Berisha dhe gjithë anëtarësinë e PLE-së në Gjakovë për gatishmërinë dhe entuziazmin që të kenë në asamble komunale kandidatët: Artan Berisha me numër 2; Ergit Qeli me numër 5; Edona Podrimja me numër 6; Faruk Alijaj me numër 13; Mili Bala me numër 14; Florent Elshani me numër 16; Hysni Fetaj me numër 17. Ky mobilizim do të përkthehet me fitore të koalicionit fitues më 17 tetor. Bashkë ia dalim! #PërGjakovën”, ka shkruar Hoxha në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …