Vuçiqi është në shënjestër të “oktapodit” të krimit të organizuar, për ta rrëzuar nga pushteti ose për ta likuiduar,- alarmojnë mediat serbe të afërta me regjimin
Ky është grushtet par exellance, ka thënë Vuçiqi (“Alo”, 26.09.2021)
Kjo është tradhti, ka thënë A.Vullin (“Politika”, 8.X.2021)
Në “Shqipëria Jonë” të datës 12 mars të këtij viti, u botua një shkrim imi, i titulluar: “Telashet e Vuçiqit me Velo Telashen”. Shkrimi ishte një analizë e veprimeve të grupit kriminal, të udhëhequr nga një kryekriminel i quajtur Velo Bellivuk, të cilin organet e pushtetit e kishin arrestuar e burgosur në muajin shkurt, bashkë me 19 kriminelë tjerë. Ai grup kriminal ishte i lidhur me strukturat e pushtetit të Serbisë nga radhët e policisë, ushtrisë, gjyqësisë dhe politikës.
Sipas shkrimeve të shumta të mediave serbe, edhe atëherë pista e hetimeve arrinte deri te ministri i policisë, Nebojsha Stefanoviq. Ndërkohë, kryetari i Serbisë A.Vuçiq, bëri një rokadë, ashtu që Stefanoviqin prej ministrit të policisë e emëroi ministër i mbrojtjes, ndërsa ministrin e mbrojtjes A.Vullin, të cilin e ka si megafon dhe më të besueshëm, e emëroi ministër të policisë! As Vullini nuk mund të jetë krejt i larë nga involvidimi në grupin kriminal të Velo Telashes, sepse në kohën kur Vullini ishte ministër i mbrojtjes, grupi kriminal i Velos mbante ushtrime në poligonet e ushtrisë, me armë dhe me fyshekë të ushtrisë.
Për krimet e tyre të tmerrshme kanë folur Vuçiqi, Vullini etj, dhe kanë shkruar mediat e kanë dhënë inserte televizionet e Serbisë. Ndërsa ministri aktual i policisë, A.Vullin, pas një aksioni të konfiskimit të armëve, ka thënë se grupi kriminal ka pasur për qëllim ta likuidojë kryetarin e Serbisë, A.Vuçiqin, duke e treguar në televizion një pushkë, snajper, speciale.
Sidoqoftë, në hetimet e para të atij grpi kriminal, si të dyshuar janë përmendur: ish-ministri i policisë, Nebojsha Stefanoviq; ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hërkalloviq; sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq; kryetari i Gjykatës së Lartë të Beogradit, Alleksandar Stepanoviq; funksionari i lartë i Beogradit, Damir Handanoviq; kryetari i Lidhjes Futbollistike të Serbisë, Sllavisha Kokez; dhe udhëheqësi klanit kriminal “Kavasi”, Radoje Zvicer (nga Mali Zi).
Derisa Velo Nevola me disa nga grupi i tij kriminal mbahet në paraburgim, kanë vazhduar hetimet dhe gjithnjë e më tepër i janë ofruar ministrit Stefanoviq si njeriu i cili i ka mbrojtur e përkrahur grupin criminal, me qëllim që të rrëzuarjes së Vuçiqit nga pushteti.
Çëshjta e likuidimit të Vuçiqit, ose vetëm e rrëzimit nga pushteti, me dorëheqje, është bërë temë e nxehtë në mediat serbe edhe këto ditë, duke e përmendur gjithnjë e më shpesh ministrin aktual të mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Gazetat dhe televizionet që janë nën kontrollën e Vuçiqi gjithnjë e më zëshëm po e paraqesin Stefanoviqin si kriminel dhe tradhtar, i cili ka përkrahur mafinë dhe ka planifikuar rrëzuarjen e Vuçiqit nga pushteti, apo vrasjen e tij. Ia përmendin takimet e tij me ambasada të hueja, si dhe një udhëtim në Guantanama, ku gjoja se ka pasur kontakte me njerëz të caktuar për realizimin e planit të tij. Veprimet e Stefanoviqit kundër Vuçiqit e lidhin atë me pronarin e Pltanazit “Jovanjice” në Stara Pazova, Predrag Kollunxhija. Në pronën e Kollunxhijës janë gjetur 4 tonë marihuanë e kanabis. Stefanoviqi gjoja i ka thënë Kollunxhisë: nëse do të shpetosh nga dënimi, deklaro se ke qenë i lidhur me djalin e Vuçiqit (Danillon) dhe vëllaun Andrea. .Përndryshe, zyrtarë policorë kanë thënë se me mjetet e fituara nga “Jovanjica”, është financuar fushata e diplomacisë së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.
Mediat shpekullojnë se me qëllim të rrëzimit të Vuçiqit nga pushteti, janë krijuar aferat “Jovanjica”, “përgjimi i telefonave” etj, se në këtë qëllim janë bashkaur strukturat kriminale edhe nga radhët e partisë së tij dhe zyrtarë të lartë të pushtetit, por edhe një pjesë e opozitës (së Jeremiqit, si) dhe qendrat e forcave nga jashtë.
Vetë Vuçiqi ka pohuar se në mënyrë të pamohueshme është vërtetuar se telefonat e tij dhe të familjarëve të tij janë përgjuar, në mënyrë të kundërligjshme, duke dashur ta akuzojnë vëllain e tij Andrea, pa fije faji, me qëllim për ta komprometuar vet Vuçiqin.
Në proces të hetimeve, në lidhje me aferën “Jovanjice” dhe përgatitjen grushtshtetit për rrëzuerjen e Vuçiqit, Shërbimi i kontrollit të brendshëm, që është nën kontrollin e drejpërdrejt të ministrit të plicisë, A.Vullinit, këto ditë për të tretën herë i kanë ftuar për testim në poligraf (detektor të gënjeshtrave) katër inspectorë policorë:
- Vlladimir Rebiq, drejtor i policisë në MPB të Serbisë,
2.Sllobodan Millenkoviq, kryeshef i sektorit për luftimin e narkomanisë,
- Dushan Mitiq, inspector-shef i Operativës, dhe
4.Dijana Hërkalloviq, sekretare shtetërore e MPB
por tre prej tyre (Dijana Hërkalloviq, Sllobodan Millenkoviq) dhe Dushan Mitiq kanë refuzuar t’i nënshtrohen testit.
Deklarata të ndryshme lidhur me çështjen
Çështjen e aferës në lidhje me përgjimin, ua lë organeve kompetente, ka thënë Vuçiqi. E di se kur njenin nga kreu i MUP-it (MPB) e kanë pyetur, Ç’ka ka të re, ai është përgjigjur: “Asgjë, përveç përgjimit të kryetarit”, dhe menjëherë një prej të pranishmëve ka dalë përjashta, ka thënë Vuçiqi.
Në zyrtar i lartë i policisë serbe, që është kryeshef i Shërbimit për metodat e hulumtimit në MPB, Tomisllav Radomanoviq, e ka akuzuar ministrin Nebojsha Stefanoviq, se ishte organizatori kryesor i lidhjeve paralele në atë ministri.
Ish-avokati i popullit në Serbi, Sasha Jankoviq, i cili ka qenë në garë për kryetar të Serbisë në zgjedhjet e fundit, ka pranuar se “disa ambasada të jashtme dhe të fortit nga Perëndimi, i kanë propozuar këtij që t’i afrohet sa më afër kryetarit Vuçiq, në mënyrë që ta rrëzojë nga brenda në një moment të caktuar dhe të vie në vend të tij; ka qenë e planifikuar që “Vuçiqin ta lëshojë zemra” ka thënë Jankoviqi (“Alo.s/Objektiv,14.09.2021).
Ministri aktual i policisë së Serbisë, A.Vullin, fushatën për përgjimin dhe diskreditimin e Vuçiqit, e ka quajtur “Tradhti! Të jashtmit dhe një pjesë e MPB deshën ta rrëzojnë Vuçiqin” (Politika, 8.X.2021). Vulini e ka informuar Vuçiqin se “disa pjesë të MPB kanë punuar kundër shtetit dhe është e qartë se ka ekzistuar lidhja e udhëheqjes paraprake të MPB me qendrat e forcave të jashtme”.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në TV1 (10 tetor 2021), deklaroi se “Është vërtetuar se strukturat e MPB kanë dashur ta rrëzojnë Vuçiqin, duke përgjuar dhe inkriminuar vëllain e tij, Andeja Vuçiq, për aferën “Jovanjica”; kanë dashur ta kompromitojnë e ta detyrojnë kryetarin të jepë dorëheqje. Për këtë kemi prova të pamohueshme. Në këtë kanë qenë të përziera edhe shërbime të jashtme të sigurimit dhe një pjesë e opozitës politike (Mirosllav Alleksiq, Marinika Tepiq, etj.). Gjyqësori duhet ta bëjë pjesën e vet të punës, ndërsa Qeveria do të sigurojë kushtet që ata të jenë plotësisht të lirë ta bëjnë punën e tyre dhe se askush nuk do të kursehet”.
Janë këto fjalë të mëdha të ministrit të policisë dhe kryetares së Qeverisë, pas të cilave duhet të veprojnë organet e drejtësisë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Përparimtare të Serbisë, partia e Vuçiqit që është në pushtet (më 9 tetor 2021), ku është edhe ministry Stefanoviq, aq i përfolur për grushtet, Vuçiqi thotë se ka biseduar i vetëm me Stafanoviqin, por nuk ka dhënë asnjë hollësi për atë bisedë.
Ku ka tym, ka edhe zjarrë, thotë urtia popullore. I daltë edhe flaka!