Akademik Rexhep Qosja në emisionin “Shqip” të drejtuar nga Rudina Xhunga, në portalin Ditare.net, është pyetur për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe situatën e tij të re në PD. Qosja ka thënë se nuk e lejon etika intelektuale e tij që ta sulumojë njeriun e rrëzuar, në ketë rast Sali Berishën. “Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore. Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.” …“Nuk do doja të ndërhyja, të flisja tani, ta godas Sali Berishën, por do të kisha dashur që Berisha të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bdarë njëherë e përgjithmonë me politikën”.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …