Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje në Kralevë ka vizituar xhandarmërinë serbe, pas intervenimit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar. Xhandarmëria serbe para presidentit serb këndoi këngën me motive të mëdha të urrejtjes ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”. Presidenti i Serbisë i lavdëroi ata për gatishmërinë e tyre. “Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju ftojmë për ta mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, obligimin e juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Aleksandër Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …