Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane. Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton gazeta “vijesti”. Zyra e Zëvendëskryeministrit konfirmoi se Abazoviq do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, por ata nuk mund të jepnin më shumë detaje. Në delegacionin malazez bën pjesë edhe ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviq. Kjo është vizita e parë e delegacionit shtetëror malazez në Uashingtonin zyrtar, që nga ndryshimi i qeverisë më 30 gusht të vitit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …