Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon marrja në pyetje dhe dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit në rastin e pretenduar penal të eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Dëshmitari i katërt i Prokurorisë, pa identitet publik, ka filluar të merret në pyetje më 12 tetor. Ai ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, edhe është torturuar, por nuk ka bërë të ditur për çka e kishin torturuar luftëtarët e UÇK-së. Aktakuza kundër Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të 2021, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin se ka kryer krime lufte. Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …