Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë e 332 testime, sa janë kryer në nivel vendi, 31 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 150 të infektuar, ndërkohë që numri i të shëruarve nga fillimi i pandemisë e deri sot ka arritur në 156 mijë e 598. Numri i rasteve aktive ka zbritur në 924 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …