Veli Veliu

VELI VELIU: ME NIPIN DIONIN

 

 

Gjyshi është më i fortë,

O Dion bashkë me ty!

Mëmëdheut i del zot

Me penë e me allti!

 

Bishën e çartur e mban

Përherë në shënjestër!

Ngatërresat në Ballkan

Mbetën nga Koha e egër!

 

Plagët u hapën shpejt

Dhe s’ u mbyllën kurrë!

Ti bëhu trim me fletë,

Më burrë se çdo burrë!

 

Mos le shtet pa shkelur

Në rruzullin tokësor!

Kur të kthehesh i etur

Të pres me gotë në dorë!

 

Këtë vend e zë dielli,

Me mall këndojnë zogjtë!

Yjet e artë na i fali qielli,

Gjithë natën në kopsht!

 

TOKË E BUKËS SË BARDHË

 

I falem tokës së bukës,

Sikur bujku më i mirë!

Në male Liqejt e Lurës,

Dimri, a i ka ngrirë!?

 

Atje bie shumë borë,

Ka stuhi shumë të forta!

Pushkën e gjatë në dorë

Herët del nga porta!

 

Vëzhgon në largësi,

Dorën e bën strehë!

U plake lart në malësi,

Çdo gjurmë e njeh!

 

Kurrë nuk e humbe

Rrugën nëpër mjegull!

Në çdo kohë u lute

Ky vend të ketë rregull!

 

Fjalën e japin besnikët,

Kudo, në çdo stinë viti!

Në kulla lindën kreshnikët,

gjithmonë ylli u ndriti!

 

KONGRESI I MANASTIRIT

 

Dielli në qiellin e kaltër,

Dritën e madhe ia fal tokës!

Ti herët zgjohesh në vatër

Dhe gishtin ia vë kokës!

 

Stuhia kaloi mbi kokat tona

Disi shpëtuam nga vdekja!

Përtej maleve u përhap jehona,

Në odë u mësua e vërteta!

 

Dritën e gjetëm në shkronja

Që nga Kongresi i Manastirit!

Më lart fluturon shqiponja,

Ajo s’ i përfilli vijat e kufirit!

 

Por si ta bindim botën e re

E vjetra na ka dënuar fort!

Ne kurrë s’ u lidhëm me fe,

Turqit na e imponuan kot!

 

Nga pika e njelmët e djersës

Çahet dhe shkëmbi i fortë!

Çdo gjë e dhe prej vetes

Që të jesh njeri i lirë sot!

 

BIR BESNIK I SHQIPËRISË

     Metush Krasniqit

 

Në Ulpianë të shoh,

Vepra jote të lartëson!

Sot, në çdo kohë,

Populli yt të nderon!

 

Në kohën e kryedjallit

Nuk t’ u tremb qerpiku!

Luftëtarët lart malit,

Strehë gjetën te miku!…

 

Popullit ia qave hallet,

Saherë që derdhej gjak!

Ti nuk shkove maleve

Nga konaku në konak!

 

Të burgosën disa herë,

Nga shtëpia nuk ke ikur!

Të torturoi një i mjerë,

Katili i gjakut të prishur!

 

Përmendorja, pas aq vitesh,

Në qiellin e hapur të lirisë!

Edhe më lart po ngrihesh,

O Bir besnik i Shqipërisë!

 

UDHË E ZBAZËT

 

1.

Udhë e ngushtë e fshatarëve

Më duket më e gjatë!

Bujqit mungojnë arave

Me kosë e me shat!

 

As grigjat e kafshëve

S’ i takon udhës më!

As tufat e vashave

Që ikin pa nxjerrë zë!

 

2.

U rrit shumë çdo qytet,

Fshati me serb- komunë*!

Kjo gënjeshtër e vërtetë

U përhap në botë shumë!

 

Në shpirt thellohet gropa,

Kjo zbrazëti fort më vret!

Me ne e padrejtë Evropa,

Shumë Pengesa na qet!

 

  • Fshatrat e banuar me serbë i shpallën komuna në Kosovë, në realitet ato s’ janë qytete dhe po mashtrohet bota me gënjeshtrat e politikës serbe!

 

Nga vëllimi me poezi Gjyshi me Dionin, e botoi Lena, Prishtinë, 2021 f. -109

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …