Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur rikthimin e kryetarit të parë të degës së AAK-së në Kastriot, Salih Grajqevci. Ai ka thënë se AAK-së iu kanë bashkuar shumë profesionistë të zotë, të rinj e të reja, sepse besojnë në qeverisjen e mirë të saj nëpër komuna. “Aleancës po i kthehen edhe aktivistët e vjetër dhe themeluesit e saj, që për një kohë nuk ishin aktiv në jetën politike. Sot më nderoi me kthimin në Aleancë, themeluesi dhe kryetari i parë i degës tonë në Kastriot, Salih Grajqevci. Në prag të zgjedhjeve lokale, Aleanca është më e konsoliduar se asnjëherë më parë. Mirë se vjen Salih. Mirë se vini të gjithë!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij elektoral.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …