Ish-deputetja, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për asamble në Malishevë, Alban Mazreku

Ish-deputetja, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për asamble në Malishevë, Alban Mazreku

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie  për asamble në Malishevë, Alban Mazreku. Ajo ka bërë me dije se nëse ka një Alban që Malisheva duhet ta votoj ai është Alban Mazreku, i cili në listën e PDK-së mban numrin 20. Ajo ka përmendur sukseset e Mazrekut në biznesin familjar, duke shtuar se ai do t`u realizoi edhe pretimet që po i prezanton gjatë kësaj fushate. Shoqëria jonë ka krijuar barrë të pabarabartë për gratë, barrë për përkujdesje vetanake të shtëpisë, barrë familjëmbatëse, e barrë pa trashëgimi në pronë. Për të gjitha këto probleme, Albani ka premtuar zgjidhje, me një angazhim të madh politik. Këtë e ka dëshmuar edhe në familjen e tij, me përkrahjen e madhe qe ai ua ka bërë si në ndërmarrësi ashtu edhe në arsimim. Janë sukseset e tyre, thotë ai, ne vetëm i kemi përkrahur. Jam më se e lumtur që Albani është pjesë e ekipës fituese të kryetarit Isni Kilaj. Z.Kilaj është njeri i dëshmuar në luftë dhe në paqe, i cili ka përkrahje masive tek qytetarët për të sjellë qeverisjen e mirë në Malishevë!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …