Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së

Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së

Oda e Afarizmit të Kosovës priti në takim z. Ilir Murtezaj – Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, dhe z.Nijazi Asllani – Zv. Drejtor i Përgjithshëm për Operacione në ATK. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe zvogëlimit të informalitetit, edukimit të tatim/paguesve, e ngritjes së vetëdijësimit për obligimet tatimore. Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit reciprok, organizimet e përbashkëta për informim të saktë të bizneseve lidhur me obligimet dhe legjislacionin në fuqi, mundësia e ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë target eksportin e motivimet për deklarime. OAK po ashtu ngriti si çështje edhe disa nga kërkesat e pranuara nga ana e bizneseve e që kanë të bëjnë me inicimin e Ligjit për Kallo, shtimin e shërbimeve në kuadër të platformës EDI, me qëllim të eleminimit të procedurave burokratike për pajisje me dokumentacion e dixhitalizimin e shërbimeve. Drejtori Murtezaj duke falënderuar OAK-në për pritjen, theksoi që si ATK janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen e tyre në çdo proces që kontribuon në legalizimin e biznesit dhe ekonomisë, dhe të ofrojnë mbështetje profesionale në çështjet me interes reciprok Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i odës, Hamdi Malushaj – Anëtar bordi, Qëndresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Diellza Zeqiri – Zyrtare Ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …