Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbuluar për herë të parë se sondazhet kredibile dhe me renome në Prishtinë e poziciojnë atë si kandidatin e dytë për zgjedhjet e së dielës. Ismaili ka thënë se nuk ka dashur me qëllim t’i publikoj këto rezultate të cilat i ka marrë gjatë kësaj jave. “Sondazhet tona që janë realizuar nga kompani me renome në Prishtinë na poziconojnë të dytët mbi margjinën e gabimit. Mbi 3 për qind nga të tretët.”, ka thënë Ismaili. Sipas këtyre sondazheve, Ismaili pritet të shkoj në balotazh së bashku me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …