Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka dënuar sikur shkruan ajo veprimet e autoriteteve të Kosovës në lidhje me aksionin e policisë në veri të vendit. Sipas saj Kosova me këto aksione ka për qëllim “të rrisë serbofobinë” dhe ishte për efekt të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. “Dënojmë me vendosmëri veprimet e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të cilët ndihen të pandëshkueshëm dhe përdorin çdo justifikim për të arritur një rritje të serbofobisë në komunitetin lokal para zgjedhjeve të 17 tetorit, dhe e përdorin këtë valë për të siguruar një epërsi të forcave ultra-nacionaliste, të paafta për negociata”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. Ajo vuri në dukje se “kursi agresiv i Prishtinës” me pëlqimin e vendeve perëndimore, vetëm e ndërlikon dialogun “veçse problematik” me Beogradin.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …