Shefi i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Amerikë ku është takuar me Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, në Uashington. Në mesin e temave të diskutuara mes tyre ishte edhe çështja e Kosovës dhe e Serbisë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë pas aksionit policor në veri. Borrelli dhe Blinkeni kanë nënvizuar rëndësinë e Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në adresimin e çështjeve që lidhen me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ata diskutuan më tej mundësitë për vazhdimin e partneritetit BE – SHBA në Ballkanin Perëndimor në mbështetje të përparimit të rajonit në rrugën e tij evropiane, nënvizuan rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në adresimin e çështjeve që lidhen me normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, theksuan nevojën për shtendosjen dhe ri-angazhim në negociata, thuhet në deklaratën e BE-së pas takimit.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …