Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se situata në veri të Kosovës përbën shqetësim të madh për Rusinë

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se situata në veri të Kosovës përbën shqetësim të madh për Rusinë

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se situata në veri  të Kosovës përbën shqetësim të madh për Rusinë. Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës. “Autoritetet e Kosovës kanë provokuar tensione. Policët janë vendosur të armatosur. Forcat speciale kanë shënjestrurar civilët me gaz lotsjellës”, tha ai. Rusia, sipas tij, i sheh këto akte me qëllim të intimidimit dhe presion naj serbëve për t’i përzënë ata nga Kosova. “Ne besojmë se zhvillimet e fundit dhe politikat e Prishtinës për të mos vënë dialogun në priroritet janë shumë të rrezikshme”, tha përfaqësuesi i Rusisë. Këto, taktika të Prishtinës, sipas tij, çojnë drejt minimit të procesit të dialogut, për të cilin Rusia mendon se është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. “Rusia mbështet zgjidhjen mes Prishtinës se Beogradit në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …