leoni

Serwer

Daniel Serwer konsideron se ambasadori i ri në Serbi, Kristofer Hill, është diplomat me ndikim të madh për çështjen e Kosovës

Analisti dhe njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, është cituar të ketë deklaruar  se përcaktimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që Christopher Hill të jetë ambasador amerikan,  në Serbi, është sinjal serioz i qëllimit për të zgjidhur çështjet e mbetura në Ballkan. Analisti,  Serwer edhe pse e ka konsideruar Hillin nominim serioz, ka thënë se kjo përzgjedhje megjithatë nuk garanton sukses. Nominimi i Hillit për ambasador në Beograd është një ndarje e qartë nga përcaktimet e kaluara. Duke treguar se Hilli është diplomat i njohur në Evropë, për shkak të angazhimeve në të kaluarën, Server e ka konsideruar ambasadorin e ri në Serbi si diplomat me ndikim të madh për çështjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …