leoni

Limaj

Limaj: Kosova është shembull i demokracisë në rajon

Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe ka theksuar se Kosova është shembull i demokracisë në rajon. “Kosova si shembull i demokracisë në rajon, vazhdon të kryejë çdo qytetarë detyrën e vet. Ne po shkojmë drejtë përzgjedhjes së legjislaturave lokale për 4 vjetët e ardhshme. Besoj shumë se gjitha komunave të Kosovës kanë një rast të mirë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë. Një njeri që do të mund të drejtojë dhe përfaqësojë edhe vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve në komuna. Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, shtet ndërtimit dhe konsolidimit tonë shtetëror”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …