Shefi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar që sipas komisionarëve dhe vëzhguesve të tyre, pjesëmarrja në zgjedhje është ngjashëm me proceset e kaluara zgjedhore, diku 10 përqind e qytetarëve kanë votuar dhe pritet që të shtohet fluksi në orët e pasdites. Si shtab i LDK-së, i ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për votë… Ne presim që një pjesë e konsiderueshme e komunave të marrin rezultatin sot dhe të mos kenë një balotazh. Ndërsa duke folur për ndonjë vështirësi ose problem në këto zgjedhje, ai ka thënë se gjatë ditës së sotme, është identifikuar mungesa e energjisë elektrike në disa qendra të votimit. “Shpresoj që kjo të mos përsëritet më dhe ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të jenë të kujdesshëm që të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet të jenë të pajisura me energji elektrike në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …