Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar pozitivisht mbarëvajtjen e deritashme të procesit zgjedhor. Floriana Sadiku nga zyra për media nga ky subjekt politik ka thënë së në përgjithësi procesi zgjedhor po shkon mirë por ka pasur pak probleme me furnizime me energji. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit. DO të vendoset për qeverisjen për katër vite të ardhshme Sipas informata ka pasur disa probleme me energji elektrike në disa qendra të votimit, por që pastaj janë rregulluar. Pra procesi zgjedhor po shkon në rregull”, ka deklaruar Floriana Sadiku nga zyra e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …