leoni

PZAP

PZAP: Subjektet politike kanë paraqitur ankesat e para për shkelje të kodit të mirësjelljes

Partitë politike kanë paraqitur ankesat e tyre të para për shkelje të kodit të mirësjelljes për zgjedhjet lokale. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njoftoi se deri në orët e para të pasdites janë paraqitur pesë ankesa. Kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Mul Desku,ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se deri më tash janë paraqitur pesë ankesa, prej subjekteve të caktuara politike me pretendimin se është thyer heshtja zgjedhore. “Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur katër ankesa kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy për komunën e Prishtinës, një për Podujevë dhe një për Junik, kurse një ankesë e ka paraqitur Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës kundër Partisë Liberale Egjiptiane”, ka theksuar Mul Desku. Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vazhduar i qetë dhe pa incidente që mund të pengojnë procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …