Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto zgjedhje vendore e shënojnë rikthimin e madh të LDK-së në qeverisjen komunale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto zgjedhje lokale e shënojnë rikthimin e madh të kësaj partie, duke i falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e ytre. Abdixhiku ka thënë se në Prishtinë e kanë siguruar balotazhin, teksa e kanë fituar Pejën, Lipjanin dhe Fushë Kosovën. “LDK me kandidatin e saj ka siguruar raundi ne dytë (Prishtinë), dhe nga aty ne kemi përfunduar garën në raund të parë në këto komuna: Në Pejë me kryetar Gazmend Muhaxhirin, në Lipjan me kryetar Imri Ahmetin, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berishën. Dhe jemi duke prirë në Gjilan dhe në Podujevë në Llap me rikthimin tonë të madh”. Në Viti prijmë ashtu siç prijmë sot në Vushtrri dhe në komunën jugore të Dragashit dhe padyshim jemi në raund të dytë edhe në komunën e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …