Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka fituar pak vota më shumë se ai i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi. Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ekrem Hyseni është renditur i pari për më së shumti vota. Ai ka 16. mijë e 451 mijë vota apo 44.30 përqind. Ndërsa, Shpejtim Bulliqi ka 16 mijë e 338 vota apo 44 për qind. Kandidatja e PDK-së për kryetare në këtë komunë, Floretë Fejzullahu, mori 6. 52 përqind të votave.
