Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në një konferencë për media në lidhje me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e kësaj të diele. Krasniqi ka treguar se PDK-ja ka fituar pesë komuna dhe do të shkojë në balotazh në shtatë komuna të tjera. “Bazuar në të dhënat nga terreni, PDK-ja ka ftuar pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit, ndërsa në balotazh do të shkojë në Prizren, Drenas, Vushtrri , Shtime, Dragash, Malishevë dhe në Klinë”, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka falënderuar edhe kandidatin e PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili i cili sipas rezultateve aktuale të KQZ-së, ka dal i treti.
Kontrolloni gjithashtu
SPAK-u ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zezë, Elton Qyno dhe gazetarin e njohur, Artan Hoxha
SPAK-u ka lëshuar dy urdhër arreste për gazetarin e kronikës së zez, Elton Qyno dhe gazetarin Artan …