Disa nga krerët dhe strukturat udhëheqëse politike e policore të OZN-së e UDB-së në Kosovë IV

Disa nga krerët dhe strukturat udhëheqëse politike e policore të OZN-së e UDB-së në Kosovë IV

Hazir Gjaka: Në Policinë e Kosovës janë rikthyer bijtë e UDB-ashëve të njohur për të keq

Fillimisht i bëj me dije lexuesit se ky shkrim nuk ka për qëllim njollosjen e asnjë personi, vetëm për faktin se ka punuar në SPB-në e dikurshme, as të bijve dhe bijave të tyre, por ka për qëllim zbardhjen e një segmenti të atyre shqiptarëve, të cilët me besnikëri të neveritshme i kishin shërbyer organeve të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë e të Serbisë dhe që tani, pa asnjë ndëshkim, qoftë edhe moral i shërbejnë edhe institucioneve të Kosovës, të cilat u themeluan dhe po funksionojnë si rezultat i luftës sonë çlirimtare dhe i gjakut të dedhur për liri. Sot, bijtë e atyre që na rrahën, na dënuan dhe na ndëshkuan në vitet e kaluara, sepse kërkuam të drejta dhe Kosovën e pavarur, janë postuar në poste edhe më të larta sesa baballarët e tyre.

Në Vushtrri dhe rrethinë kanë qenë të njohur besnikët e regjimit titist si:  Enver Maxhuni, Zeqir Sadriu, Florim Maloku, Fadil Syleviqi e të tjerë, të cilët në vitin 1981 vepruan energjikisht kundër demonstruesve  shqiptarë që kërkonin liri, drejtësi e barazi.

Unë, Hazir Gjaka, si njeri që i kam përjetuar këto tmerre i bëj me dije opinionit publik se Enver Maxhuni, në vitin 1981 ishte arsimtar i një shkolle fillore dhe ndërkohë emërohet punëtor i Sigurimit shtetëror jugosllav. Së bashku me të ka vepruar edhe Zeqir Sadriu. Veprimtaria e tyre në zbulimin e nacionalistëve e irredentistëve ishte fokusuar në komunat: Vushtri, Skënderaj, Mitrovicë.

Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu, përmes një dëshmitari të rrejshëm i montuan një vepër penale, veprimtarit, Bali Dërvishi, i cili u dënua 13 vjet burg, vetëm sepse kishte marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe bashkëshortja e tij, Rrahime Dërvishi kishte lidhje familjare me familjen e veprimtarit, të burgosurit politik, Adem Demaçi.

Pas lirimit nga burgu këta dy policë vazhdimisht e kishin shantazhuar Bali Dervishin dhe të burgosurit e tjerë politikë.

Më 29 mars 1989, Enver Maxhuni kishte urdhëruar izolimin e Bali Dërvishit, me ç’ rast gjatë mbajtjes në burg ishte maltretuar mizorisht. Ishte maltretuar edhe bija e tij, Afërdita Dërvishi e moshës 15-vjeçare, nxënëse e shkollës fillore, “Muharrem Bekteshi”.

Enver Maxhuni dhe Zeqir Sadriu kishin arrestuar edhe grupin e veprimtarëve ilegalë: Qerkin Peci nga Mitrovica, Rexhep Mehmeti dhe Shefqet Dibrani nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, në vitin 1981.

Këta tre veprimtarë u dënuan me burg të rëndë dhe gjatë kohës së burgut u maltretuan ashtu si të gjithë të burgosurit shqiptarë.

Këta policë kanë arrestuar edhe Xhavit Deliun nga Vushtrria, i cili kishte qenë në punë në Fabrikën e Akumulatorëve në Mitrovicë. Derisa po kthehej në shtëpi ai iu bashkohet demonstruesve, ndërkohë që ishte akuzuar si organizator dhe njeri që i kishte nxjerrë nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Bekteshi” në demonstrata, ishte dënuar me burg të rëndë.

Me Rastin e 1-vjetorit të demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981, Zeqir Sadriu dhe Enver Maxhuni arresojnë Mon Hotin nga Vushtrria për organizim të demonstratave. Mon Hoti ishte dënuar me burg të rëndë.

Një veprimtari të tillë denoncuese ka zhvilluar edhe Florim Maloku, milic i Njësisë Speciale në vitet ’80 e më vonë. Ai ka vepruar në bashkë-ujdi edhe me milicin e njohur të Serbisë, Fadil Syleviq, i cili madje u fut edhe në radhët e UÇK-së. Florim Maloku është marrë me trafiqe,  thonë se ka ndihmuar luftën me derivate të naftës, ka ndihmur TMK-në me vetura të vjedhura në Serbi, etj. Së bashku me disa bashkëpunëtorë ka vjedhë  filialin e Pro-Kredit Bankës, në Shkup të Maqedonisë dhe është dënuar me pesë vjet burg.

Për Fadil Syleviqin opinioni di më shumë se unë, por unë e di se ai ka bashkëvepruar me këta milicë-policë e sidomos me Florim Malokun.

Për të gjitha këto të dhëna të prezantuar në këtë shkrim kam dëshmitarë personat e apostrofuar dhe shumë e shumë të tjerë. E di se askund në botë nuk dënohet djali për veprat e babait apo të vëllait, por më duket se në raste të tilla, kur bijtë e ish-bashkëpunëtorëve të regjimit okupator postohen në poste të larta të insticioneve të Kosovës, duhet që të kërkojnë falje publike për veprat e baballarëve apo familjarëve të tyre, madje edhe të denoncojnë publikisht veprat e tyre, përderisa dihen botërisht.

Çuditërisht në Kosovë ka pasur rreth 10 mijë apo më shumë milicë shqiptarë dhe asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar falje për veprimet në dobi të pushtuesit e në dëm të popullit. Nuk ka kërkuar falje asnjë prej qindra e mijëra punëtorëve të SPB-së federale dhe të Kosovës. Ne nuk po kërkojmë lëçitjen e tyre, ashtu sikur ata kanë vepruar me familjet e atyre, që iu kishin burgosur apo vrarë më të dashurit e tyre.

Megjithatë mendojmë se djali i ish-milicit, kur të postohet në një post me rëndësi, duhet të paktën të bëjë një paraqitje të distancimit moral, prej veprave antikombëtare të babait.

Përse të burgosurit politikë të Kosovës nuk reagojnë kundër këtyre dukurive të dënueshme kombëtarisht?

Për të gjitha deponimet në këtë shkrim mund të përgjithem me fakte e argumente.

Hazir Gjaka

Vushtrri

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …