Ferat Shala

Ferat Shala: 1000 punëtorë rrezikohen me mbylljen e Feronikelit dhe Qeveria nuk reagon, pasi Drenasi nuk është zonë e Vetëvendosjes

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kërkuar nga Qeveria që të trajtojë  rastin e fabrikës “Feronikel” në Drenas, e cila u mbyll për shkak të krizës energjetike në rajon. Ai kërkuar që Qeveria ta ndihmojë këtë gjigant industrial, pasi 1000 punëtorë kanë mbetur në shtëpi pas mbylljes së tij. Ferat Shala  e ka akuzuar Qeverinë se po hesht përball këtij problemi dhe kjo po ndodhë vetëm se Drenasi nuk është zonë elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje. “Një mijë punëtor që në kohë pandemie, në kohë krize ekonomike janë në shtëpitë e tyre, një problem i madh social që Qeveria jo vetëm që hesht por nuk do të dëgjojë. Ministria e Zhvillimit Ekonomisë dhe Tregtisë hesht para gjigantit rajonal dhe evropian”, ka thënë Shala në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …