Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë, lidhur me aksionet ne veri dhe injorimin e gazsjellësit amerikan. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri. Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit. Kemi parë dy operacione policore në veri të vendit, dhe pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i gjendjes sa i përket rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Pas dy herëve që ka operuar Kosova në veri me policinë e vetë, të dy herët kemi dalë të dobët”, tha Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …